Perfect your dream vacation


Travel to the four corners of the world,
without going around in circles.


Help Me Plan My Trip

Rreth nesh

DUA TOUR si pjese perberes e DUA group , eshte  themeluar në fillim të vitit 2013 si një agjenci private e udhëtimit ,e cila rezultoi qe ne fillim një nga agjencitë e udhëtimit më të respektuara dhe udhëheqëse në Kosovë.

Ne jemi të përkushtuar për të ofruar klienteve tanë vlerat më të mira dhe më të kenaqshme te mundshme ne te gjitha sherbimet e mundura qe mund te kete nje agjensi udhetimesh e niveleve me te larta deri me sot.

Ne kemi një numër të madh të klienteve që kanë zgjedhur agjensinë tonë , në saj të shërbimeve profesionale , per te zbuluar  bukuritë e vendeve të ndryshme në botë , një vend të veçantë marrin  gjithashtu Kosova dhe Shqipëria

DUA TOUR ofron shërbime mikpritese dhe  percjellese  gjatë gjithë vitit . Ne kemi menaxherët më me përvojë në industrinë turistike , njerëzit që kanë shumë përvojë në turne. Ata  kujdesen për të gjitha detajet kështu që ju mund të relaksoheni dhe të gëzoni shetitjet dhe pushimet..

Besimi ynë në punë , njohurite tona eksperienca & perkushtimi janë disa nga arsyet pse njerëzit zgjedhin të udhëtojnë me ne .

Ne besojmë në komoditet dhe kënaqësi , ne  turne, kështu që ne jemi kujdesur ne zgjedhjen e  hotele që t’ju ofrojnë  klienteve tane komoditetin  më të madh dhe shërbim.

Me pak fjalë , ne jemi këtu për t’ju shërbyer juve ,për te ju ofruar mundesi qe te shifni çdo bukuri te vendit tone te bukur , të bëjmë çmos qëtë paraqesim denjesisht  atdheun tonë .
Ne jemi krenar për të ndarë mrekulli e e tij me ju.. dhe të gjitha mrekullite e botes poashtu.

Andaj nese ke nje plan per te udhetuar apo te duhet informacion me shume per çdo vende të botes apo lidhur me çmimet e udhetimeve tuaja për çdo destinacion të botes mos humbisni kohe na kontaktoni neve dhe do bindeni ne cilesine mirefillte e sherbimeve tona.

Kushtet e rezervimit

Kushtet e rezervimit

Te gjitha rezervimet do te bëhen pranë zyrës se Dua TOUR ne Prizren dhe do te jene pjese e rëndësishme e te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit / pushimeve deri ne mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar ne grupe ose individë.Kushtet e prenotimit te përcaktuara me poshtë kane te vetmin qellim qe te qartësojnë mardhëniet klient – agjenci për te evituar kështu ne çdo rast ndonjë keqkuptim ne lidhje me pushimet tuaja

Pagesa :

Me konfirmimin e rezervimit pranë zyrës sonë , Ju duhet te bëni parapagimin ( 50 % ) te shumes se përgjithshme te paketës / udhëtimit / programit qe keni zgjedhur kundrejt dhënies se një dokumenti / mandati qe konfirmon ketë pagese.
Pagesa totale e udhëtimit do te behet 12 dite para udhëtimit.

Anullimet :

Ne rast anullimi te udhëtimit nga ana Juaj , DUA TOUR është i detyruar t\'ju mbaje shumen përkatëse sipas afateve te përcaktuara me poshtë :

10 - 07 dite para udhëtimit, 30 % te shumes totale
06 - 03 dite para udhëtimit, 50 % te shumes totale
02 - 01 dite para udhëtimit, 80 % te shumes totale
Ne mos paraqitje, 100 % te shumes se paketës / programit


Sigurimi shëndetësor :

Te gjithë pushuesit / klientët e DUA TOUR  janë te detyruar te pajisen me policen e sigurimit shëndetësor për udhëtim. Ne rast te kundërt DUA TOUR  nuk mban përgjegjësi për shpenzimet mjekësore , ne rast sëmundje apo aksidenti ne vendin e pushimit apo gjate udhëtimit nga / për NE vendet ku kalohen pushimet.

Përgjegjësitë & detyrimet e DUA TOUR

DUA TOUR  mban përgjegjësi për saktësinë e informacionit ne lidhje me detajet e paketës turistike , programit si dhe detajet e prenotimit dhe realizimit te shërbimeve te kërkuara nga klienti dhe te konfirmuara nga  DUA TOUR para rezervimit nga ana e klientit , për pajisjen me dokumetat përkatëse te udhëtimit si viza / voucher / bilete / mandate / qe konfirmojnë prenotimin , pagesën nga ana e klientit ne baze te rregullave te udhëtimit te përcaktuara nga DUA TOUR.